Hollywood po hyn në një nga periudhat më të rëndësishme të vitit për industrinë e filmit, me një sërë premierash të mëdha që pritet të tërheqin publikun në kinema.
Ndër filmat më të pritur është “The Odyssey” i Christopher Nolan, që del më 17 korrik.
Filmi është i xhiruar plotësisht në format IMAX me aktorë si Matt Damon, Anne Hathaway, Zendaya dhe Tom Holland.
– YouTube www.youtube.com
Nolan ka thënë se ndjen presion të madh për të përmbushur pritjet e publikut për një vepër kaq të njohur.
Sezoni veror sjell edhe shumë vazhdime dhe projekte të mëdha nga françiza të njohura, si “Spider-Man: Brand New Day”, “Toy Story 5”, “Supergirl”, “Moana” në versionin ‘live-action’ dhe “Star Wars: The Mandalorian and Grogu”.
Po ashtu pritet rikthimi i disa projekteve të njohura dhe filma të rinj nga zhanre të ndryshme, përfshirë komedi dhe horror.
Industria e filmit po përpiqet të rikuperojë audiencën pas pandemisë, pasi të ardhurat e kinemave ende nuk kanë arritur nivelet e mëparshme.
Megjithatë, studiot po fokusohen sërish në ekskluzivitetet e kinemasë dhe formatet premium si IMAX dhe 3D për të tërhequr publikun.
Regjisori James Cameron ka theksuar se kinemaja vazhdon të ketë forcë të madhe, pavarësisht sfidave të fundit në industri. /Telegrafi/