Krijuesi i figurës së famshme aksion “He-Man” dhe dizajneri i kompanisë Mattel, Roger Sweet, ka ndërruar jetë të martën pas një beteje me demencën.
Ai ishte 91 vjeç.
Sweet ka punuar gjatë viteve ’70 dhe ’80 si dizajner kryesor në departamentin e dizajnit paraprak të Mattel-it.
Pas refuzimit të kompanisë në vitin 1976 për të prodhuar lodra të bazuara në “Star Wars”, Mattel nisi zhvillimin e një figure aksioni të bazuar në një ide origjinale të vetën.
Në këtë proces, Sweet eksperimentoi duke vendosur figurën Big Jim në një qëndrim luftarak dhe duke i shtuar me argjilë një trup më të fuqishëm dhe muskulor.
Ky model u bë prototipi i “He-Man”-it, të cilin ai më pas ia prezantoi drejtorit ekzekutiv të atëhershëm Ray Wagner.
Një vit më vonë, Mattel dhe Filmation lansuan serialin vizatimor “He-Man and the Masters of the Universe” si projekt shoqërues i linjës shumë të suksesshme të lodrave.
Roger Sweet ndërkaq ka lënë pas bashkëshorten e tij, Marlene. /Telegrafi/