KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhanin, pas dy javësh në Kuvend

Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhanin, pas dy javësh në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani ka përfunduar dhe se i njëjti pritet të hyjë në procedurë kuvendore, pas dy javësh.

“Kemi tekstin përfundimtar, të mërkurën tjetër kemi takimin përfundimtar me të gjithë stakeholder-ët, pas këtij takimi do të vazhdojë procedura administrative në nivel të qeverisë, me idenë që për dy javë të jetë pjesë procedurale në Parlament”, tha Aliu.

Ministri Aliu sot nga Gostivari theksoi se janë siguruar pajisje moderne mjekësore në vlerë prej gjysmë milioni dollarësh për katër spitale rajonale, në partneritet me Projekt HOPE.

“Sot në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar po marrim pjesë në aktivitetin me rastin e sigurimit të pajisjeve mjekësore për katër spitale rajonale, pajisje që kanë vlerë shumë konkrete dhe njerëzore: forcimin e kujdesit për nënat, të porsalindurit dhe pacientët që kanë më shumë nevojë për mbrojtje dhe kujdes në këto spitale.

Në partneritet me Projekt HOPE, përmes projektit PeriMAC, janë siguruar pajisje moderne mjekësore në vlerë të përgjithshme rreth gjysmë milioni dollarë amerikanë, të destinuara për katër spitale rajonale: Gostivar, Veles, Strumicë dhe Strugë. Vetëm për Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, vlera e pajisjeve arrin rreth 130 mijë dollarë amerikanë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës në spital.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.