KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasadori Dugolli në Uashington takoi zëvendës-sekretarin e Shtetit: Jemi mirënjohës për angazhimin e tij në çështje kyçe, përfshirë kompaktin e MCC-së për Kosovën

Ambasadori Dugolli në Uashington takoi zëvendës-sekretarin e Shtetit: Jemi mirënjohës për angazhimin e tij në çështje kyçe, përfshirë kompaktin e MCC-së për Kosovën

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim me zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau.

Në një postim të Ambasadës së Kosovës në Uashington thuhet se Kosova vlerëson mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur.

“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të takonte Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. E vlerësojmë shumë mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur. Jemi mirënjohës për angazhimin e tij në çështje kyçe, përfshirë Kompaktin e MCC-së për Kosovën, dhe mezi presim të avancojmë tutje bashkëpunimin”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.