KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dështon zgjedhja e presidentit, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të reja

Dështon zgjedhja e presidentit, Kuvendi shpërndahet dhe Kosova shkon në zgjedhje të reja

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të hyjë në proces të zgjedhjeve të parakohshme.

Në përfundim të seancës, saktësisht në orën 00:00, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë.

“Sipas aktgjykimit, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë”, tha Haxhiu në mbyllje të seancës.

Pak para skadimit të afatit, kryeministri Albin Kurti tha se nuk kishte më hapësirë për zgjidhje tjetër.

“Ndodhemi në këtë pikë në të cilën s’kemi çfarë të bëjmë më shumë”, deklaroi ai.

Kurti akuzoi opozitën për mungesë bashkëpunimi, duke thënë se mazhoranca kishte ofruar zgjidhje, por ato nuk ishin pranuar.

Në seancën e 28 prillit nuk morën pjesë deputetët e partive opozitare, duke pamundësuar kuorumin për votimin e dy kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Me këtë zhvillim, Kosova hyn në një tjetër cikël elektoral, ndërsa pritet caktimi i datës së zgjedhjeve sipas afateve kushtetuese./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.