KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mucunski: Reformat eurointegruese kanë qenë të ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve

Mucunski: Reformat eurointegruese kanë qenë të ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve

Mininistri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski thotë se zabtimi reformave nuk është çështje perceptimi subjektiv, por rezultatesh të matshme.

“Çështja nëse reformat po zbatohen nuk është një këndvështrim subjektiv, por një tregues i matshëm i asaj që po zbaton Qeveria. Gjykatësi më i mirë është koha, dhe koha do të tregojë se kush do të ketë të drejtë”, tha Mucunski.

Në këtë drejtim, ai theksoi se për shkak të zgjedhjeve lokale, procesi i reformave u ngadalësua përkohësisht, por pas përfundimit të tyre, u vu re një lëvizje serioze.

“Vendi ynë ka rregulla të ngurta që lidhen me proceset zgjedhore, prandaj reformat ishin të kufizuara për një periudhë të caktuar. Megjithatë, menjëherë pas zgjedhjeve, pati lëvizje serioze në shumë fusha. Qëllimi ynë është të jemi lider në rajon deri në fund të kësaj periudhe, lidhur me Axhendën e Reformave dhe Planin e Rritjes”, theksoi Ministri.

Mucunski informoi se Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian parashikon që fondet që nuk do të përdoren nga vendet e tjera do të rishpërndahen tek ato që zbatojnë me sukses reformat, gjë që përfaqëson një motivim dhe qëllim shtesë të qeverisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.