KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasje e pazakontë Bahtiri–Lushaku në Kuvend: “Bjeri nënshkrimet…”

Përplasje e pazakontë Bahtiri–Lushaku në Kuvend: “Bjeri nënshkrimet…”

Një skenë e pazakontë është regjistruar në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është përplasur verbalish me shefen e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, derisa i është afruar për t’i kërkuar nënshkrimet.

Sipas asaj që dëgjohet në sallë, Bahtiri i është drejtuar Lushakut duke i thënë se ka shkuar në emër të LVV-së për të siguruar nënshkrimet dhe për të arritur një marrëveshje.

“Në emër të LVV-së kam ardhur për t’i kërkuar nënshkrimet edhe të merremi vesh”, i është drejtuar Bahtiri shefes së deputetëve të LDK-së.

Por Lushaku-Sadriu e ka refuzuar, duke e cilësuar veprimin si “teatër” dhe duke i thënë se ai nuk është autoriteti që kërkon nënshkrime.

“Ju lutem teatrat i keni më poshtë. Nuk je ti autoriteti që i kërkon nënshkrimet”, është përgjigjur Lushaku.

Në afërsi të tyre janë parë edhe pjesëtarë të Policisë, teksa situata ka tërhequr vëmendjen e deputetëve të pranishëm në sallë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.