KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Shqiptari e pranon se kishte planifikuar sulmin në koncertin e Taylor Swift në Vjenë

Shqiptari e pranon se kishte planifikuar sulmin në koncertin e Taylor Swift në Vjenë

Një 21-vjeçar ka pranuar në gjykatë se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë koncertit të Taylor Swift në Vjenë, në gusht të vitit 2024.

Sipas prokurorisë, i dyshuari (Beran A), i cili me origjinë u tha se ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut, u përfshi në një organizatë terroriste dhe kishte nisur përgatitjet për sulmin disa javë para ngjarjes.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një bombë pothuajse të përfunduar, si dhe materiale që lidhen me prodhimin e eksplozivëve. Ai është arrestuar pas një informacioni të marrë nga CIA, vetëm një ditë para koncertit të parë.

Foto: BBC

Si pasojë e kërcënimit, u anuluan tre koncertet e planifikuara në Vjenë, të cilat ishin të gjitha të shitura plotësisht dhe pritej të tërhiqnin rreth 195 mijë fansa.

Autoritetet e akuzojnë gjithashtu për lidhje me grupin “Shteti Islamik”, shpërndarje të propagandës online dhe tentativa për sigurim armësh dhe udhëzimesh për ndërtimin e mjeteve shpërthyese.

Një tjetër i dyshuar po gjykohet së bashku me të për përfshirje në të njëjtin rrjet.

Taylor ka deklaruar më vonë se kishte mësuar për rrezikun gjatë turneut dhe se ndjenja e frikës për sigurinë e fansave ishte diçka e re për të, duke shtuar se ishte mirënjohëse ndaj autoriteteve që parandaluan një tragjedi të mundshme. /Telegrafi/

Taylor Swift

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.