KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zjarr në rafinerinë e Tuapse pas sulmit ukrainas – nafta e papërpunuar përhapet në rrugë

Zjarr në rafinerinë e Tuapse pas sulmit ukrainas – nafta e papërpunuar përhapet në rrugë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka konfirmuar një sulm të ri ndaj rafinerisë së naftës në Tuapse, në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Sipas njoftimit, gjatë natës së 28 prillit, njësitë ukrainase të sistemeve pa pilot kanë goditur sërish këtë objekt strategjik, duke regjistruar goditje direkte në territorin e rafinerisë dhe duke shkaktuar zjarr në vendngjarje.

Objektivi konsiderohet i rëndësishëm për furnizimin e forcave ruse në luftën kundër Ukrainës, shkruan ukinform.

Nafta e papërpunuar që digjet nga rafineria e naftës në Tuapse po derdhet në rrugët e qytetit.

Sulmi është pjesë e një vale më të gjerë operacionesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, që sipas Kievit synojnë të dobësojnë kapacitetin ekonomik dhe ushtarak të Rusisë.

Në të njëjtin operacion janë përmendur edhe goditje ndaj objektivave të tjera ushtarake ruse, përfshirë një stacion radarësh në Krime dhe disa pika komandimi e magazinimi në rajone të ndryshme të kontrolluara nga Rusia.

Autoritetet ukrainase nuk kanë dhënë detaje të plota për dëmet, por konfirmojnë se operacionet po vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.