KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDK: Po rrezikohet rendi kushtetues, do të kundërshtojmë çdo përpjekje për zgjedhje të njëanshme të presidentit

PDK: Po rrezikohet rendi kushtetues, do të kundërshtojmë çdo përpjekje për zgjedhje të njëanshme të presidentit

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë, duke kundërshtuar ashpër, siç tha, përpjekjet për zgjedhjen e presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se veprime të tilla përbëjnë cenim të rendit kushtetues dhe mund ta çojnë vendin drejt, siç u shpreh ai, “anarkisë politike” me pasoja për stabilitetin institucional.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, ka deklaruar Hamza.

Sipas PDK-së, interpretimi i Kushtetutës sipas interesave ditore politike krijon precedent të rrezikshëm dhe rrezikon themelet demokratike të shtetit.

Nga kjo parti u tha se Kosova është ndërtuar me sakrificë dhe se çdo veprim që anashkalon rendin kushtetues përbën rrezik serioz për funksionimin demokratik të vendit.

PDK ka paralajmëruar se do të ndërmarrë, siç thuhet, të gjitha veprimet politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës dhe rendit demokratik.

Në fund, partia u bëri thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.