KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndalohen edhe dy persona në Ferizaj – njëri nga ta noter

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ndalohen edhe dy persona në Ferizaj – njëri nga ta noter

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bwrw tw ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një person të dyshuar- noter në komunën e Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe një person për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.


Sipas një njoftimi për media thuhet se ndalimi i dy të pandehurve në këtë rast është bërë si rezultat i vazhdës së hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe tre persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurve në këtë çështje penale, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe verpimet e nevojshme ligjore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.