KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hamza: Zgjedhja e Presidentit me shkelje kushtetuese, rrezikon shtetin

Hamza: Zgjedhja e Presidentit me shkelje kushtetuese, rrezikon shtetin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit për zgjedhjen e Presidentit, duke i cilësuar ato si të rrezikshme për rendin demokratik dhe shtetin e së drejtës.

Në një deklaratë publike, ai ka theksuar se situata aktuale përbën kërcënim serioz për të ardhmen e vendit.

“Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës kundërshton çdo devijim nga procedurat ligjore.

“Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton çdo tendencë politike për t’i shpërfillur procedurat kushtetuese”, ka thënë ai.

Sipas Hamzës, veprime të tilla cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe stabilitetin institucional.

“Veprimet e tilla ua mohojnë qytetarëve të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe rrezikojnë ta çojnë vendin drejt një anarkie politike”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se Kosova është ndërtuar mbi vlera që nuk duhet të cenohen.

“Kosova është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, drejtësisë e barazisë dhe nuk do të lejojmë që këto vlera të cenohen përmes abuzimit me pushtetin apo shkeljes së Kushtetutës”, ka deklaruar Hamza.

Në fund, ai ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe mbrojtje të institucioneve. “Nuk mund të ecet përpara duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.