Kanë kaluar pak ditë që nga përfundimi i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Ndërkaq, ish-konkurrentët po vazhdojnë të jenë aktiv në rrjete sociale, për të ndarë me fansat angazhimet e tyre apo edhe fotografi e video nga përditshmëria.
Një çift që u krijua brenda atyre mureve duket se po kalon kohë bashkë edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Foto: Instagram
Bëhet fjalë për finalistin Mateo Borri dhe modelen nga Kosova, Brikena Selmani.
Ata janë parë shpesh e së fundmi shihen të lumtur teksa shfaqen nga makina.
Edhe pse ka pasur dyshime, siç shihet raporti i tyre po vazhdon mirë edhe pas Big Brother.
Kujtojmë se fituese në këtë edicion u shpall Selin Bollati, gjersa në vend të dytë u rendit Armir Shahini – Miri. /Telegrafi/
Foto: Instagram