KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku i përgjigjet LVV-së: Kemi ofruar opsione konkrete për Presidentin

Çitaku i përgjigjet LVV-së: Kemi ofruar opsione konkrete për Presidentin

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj diskutimeve për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se kjo është çështje kushtetuese dhe shtetërore, e jo temë për improvizim.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK ka ofruar “opsione konkrete” për zgjidhje, ndërsa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për qasje joserioze dhe mungesë vullneti për bashkëpunim.

Sipas Çitakut, qeveria nuk po kërkon konsensus, por po “prodhon krizë” dhe synon nënshtrim në vend të zgjidhjes.

“Diskutim për zgjedhjen e Presidentit, thanë. Sinqerisht, a po bëni hajgare? Nuk kemi nevojë të diskutojmë nëse Kosova ka nevojë për President apo jo. Kjo është çështje kushtetuese dhe shtetërore, jo temë improvizimi. PDK ka qenë e qartë që nga dita e parë dhe ka ofruar opsione konkrete për zgjidhje”.

“Në anën tjetër, LVV e ka trajtuar këtë proces me joseriozitet të plotë. Nga vizitat turistike nëpër Spanjë e Angli, deri te qasja tallëse dhe përçmuese ndaj këtij procesi, çdo veprim i tyre dëshmon mungesë vullneti për bashkëpunim. Kjo nuk është mënyrë për të ndërtuar institucione. Nuk duan zgjidhje, por duan nënshtrim. Nuk kërkojnë konsensus, por prodhojnë krizë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.