KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nën mbikëqyrjen e instruktorëve amerikanë, Forcat Speciale shqiptare zhvillojnë stërvitje në Zall Herr

Nën mbikëqyrjen e instruktorëve amerikanë, Forcat Speciale shqiptare zhvillojnë stërvitje në Zall Herr

Operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kanë zhvilluar gjatë këtij muaji një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në repartin e Regjimentit të Forcave Speciale në Zall Herr, nën mbikëqyrjen e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, trajnimi është fokusuar në lëvizjen në terren kompleks, veprimin në fshehtësi dhe forcimin e aftësisë së njësisë për të operuar pa u zbuluar, duke identifikuar dhe neutralizuar kërcënimet.

Ambasada thekson se ky trajnim pasqyron bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat aleate dhe synon të forcojë gatishmërinë operacionale, saktësinë dhe ndërveprimin në mbështetje të misioneve moderne të operacioneve speciale, të udhëhequra nga parimi “askush nuk lihet pas dore”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.