KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nagavci: LVV tërheq kandidatët, opozita të sjellë tre emra jashtë skenës aktuale politike

Nagavci: LVV tërheq kandidatët, opozita të sjellë tre emra jashtë skenës aktuale politike

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se deri më tani nga subjektet opozitare nuk është depozituar asnjë nënshkrim për zgjedhjen e presidentit.

Nagavci tha se LVV është e gatshme t’i ofrojë opozitës pjesën tjetër të nënshkrimeve që do t’u nevojiteshin kandidatëve të saj për të hyrë në garë.

“S’ mjaftojnë vetëm deklaratat. Unë kam pritur të më ofrohen 15 nënshkrimet e LDK-së në mënyrë që ne të ofronim nënshkrimet tjera”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, nëse opozita do të sillte kandidatura nga partitë e tjera, dy kandidatët e LVV-së do të tërhiqeshin.

“Duam emra që nuk vijnë nga skena aktuale politike. Emra që kanë kontribut atdhetar për Republikën e Kosovës. Ne hapim rrugë nëse na vijnë këta emra dhe i heqim emrat tanë”, tha Nagavci./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.