KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu paralajmëron seancë gjatë ditës

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu paralajmëron seancë gjatë ditës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

E pyetur nga gazetarët lidhur me zhvillimet politike dhe mundësinë e mbajtjes së seancës, Haxhiu është shprehur shkurt se procesi pritet të vazhdojë brenda ditës.

“Besoj se do të ketë seancë për presidentin… natyrisht që sot”, ka thënë ajo.

Deklarata e Haxhiut vjen në një moment kur skena politike në vend është e fokusuar në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi procesi kërkon shumicë të kualifikuar në Kuvend.

Haxhiu, që po ushtron detyrën e presidentit që nga 4 prilli pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i përfundoi mandati pesëvjeçar.

Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.