KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bexheti: BDI ka filluar procedurë për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese

Bexheti: BDI ka filluar procedurë për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese

BDI njoftoi nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Kjo temë është një çështje që tejkalon kalkulimet politike, ndaj deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti kërkoi që çdo deputetë që e sheh të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian të jep mbështetje për këtë iniciativë, përfshirë edhe ato të shumicës parlamentare.

“U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, si shumicës parlamentare, ashtu edhe të opozitës, përfshirë edhe deputetët e ASH-së së Taravarit dhe Sela, PDSH-së, deputetët e pavarur si dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian, sidomos deputetët e VLEN-it, që të japin mbështetje duke nënshkruar këtë iniciativë”, theksoi Bexheti.

Siç theksoi Bexheti, çështja e integrimit evropian është alarmuese për faktin se vendi po qëndron i bllokuar, ndërsa siç tha gjatë këtyre dy viteve të kësaj qeverie nuk është bërë asgjë për sa i përket integrimit evropian.

“Përderisa vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin me një ritëm të shpejtë drejt BE-së, shteti ynë nuk guxon të mbetet i përjashtuar nga ky proces, thotë Bexheti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.