KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: Projektligji për UÇK-në i kompletuar, pritet dorëzimi në Kuvend

Rama: Projektligji për UÇK-në i kompletuar, pritet dorëzimi në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama ka bërë të ditur se së bashku me 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë hapat institucionalë për inicimin dhe miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Sipas tij, projektligji është përgatitur dhe kompletuar me dokumentacionin përkatës, por ende nuk është dorëzuar zyrtarisht për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.

Rama thekson se grupi i deputetëve është në pritje të zhvillimeve të mëtejshme institucionale para se të procedojë me dorëzimin e nismës legjislative.

“Në rast se Kuvendi nuk shpërndahet, projektligji do të procedohet pa vonesë, pasi jemi të bindur se vlerat e luftës së UÇK-së meritojnë të mbrohen dhe të institucionalizohen përmes ligjit”, ka deklaruar ai.

Ai ka shprehur mirënjohje për deputetët që kanë mbështetur këtë iniciativë, duke e cilësuar atë si të rëndësishme për ruajtjen dhe institucionalizimin e vlerave të luftës çlirimtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.