KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Bëjeni tani”, Trump mbështet ndryshimin e emrit të ICE në NICE

“Bëjeni tani”, Trump mbështet ndryshimin e emrit të ICE në NICE

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një ndryshim të mundshëm të emrit të një agjencie kyçe federale.

Vetëm një ditë pasi i mbijetoi një tjetër atentati , Trump ndau një postim nga një mbështetës i tij, i cili i kërkonte atij të ndryshonte emrin e Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së.

“Dua që Trump ta ndryshojë nga ICE në NICE, kështu që mediat duhet të thonë agjentë të NICE gjithë ditën, çdo ditë”, shkroi përdoruesi i X, alyssamariie11.

Trump më pas e ripostoi mesazhin e përdoruesit të X në Truth Social.

Ndryshe, versione të këtij propozimi kanë qarkulluar si meme midis mbështetësve të presidentit për disa kohë tani, veçanërisht pasi ai u përball me kritika për taktikat agresive të përdorura nga oficerët e ICE në goditjet kundër imigracionit.

Kjo ka çuar në protesta kundër ICE dhe agjencive të tjera federale.

Gjatë protestave në Minneapolis në fillim të këtij viti, agjentët federalë qëlluan dhe vranë dy qytetarë amerikanë: Renee Good dhe Alex Pretti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.