KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

32 foshnje të lindura brenda një jave në Spitalin e Pejës

32 foshnje të lindura brenda një jave në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur 32 foshnje, prej tyre 18 djem dhe 14 vajza.

Sipas njoftimit të spitalit, gjatë së njëjtës periudhë janë ofruar 2,981 vizita specialistike dhe janë regjistruar 2,312 pranime të reja.

Spitali raporton se ka pasur mesatarisht 209 pacientë të shtrirë në ditë, ndërsa 1,614 pacientë kanë kryer gjithsej 19,915 analiza laboratorike.

Janë realizuar edhe 72 ndërhyrje kirurgjikale dhe 212 seanca dialize.

Në kuadër të diagnostikimit, janë kryer 744 rëntgenë, 2,313 ultrazëra, 102 ekzaminime me MRI dhe 6 mamografi.

Po ashtu, janë kryer 49 ehokardiografi, 17 teste ergometrie, 15 gastroskopi dhe 14 kolonoskopi.

Gjatë javës së kaluar janë ofruar edhe 257 shërbime fiziatrike, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.