KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Fahrije Hoti rrëfen historinë e saj në “Rrugëtimi” – nga lufta te ndërtimi i biznesit “Krusha”

Fahrije Hoti rrëfen historinë e saj në “Rrugëtimi” – nga lufta te ndërtimi i biznesit “Krusha”

Një histori që nis me dhimbje të madhe dhe vazhdon me forcë të jashtëzakonshme do të vijë së shpejti në podcastin “Rrugëtimi” në Telegrafi, me redaktoren Jehona Hulaj

Në episodin e radhës, e ftuar është Fahrije Hoti, themeluese e ndërmarrjes “Krusha”, e cila do të ndajë rrugëtimin e saj nga humbjet gjatë luftës deri te ndërtimi i një biznesi që sot është simbol i fuqizimit të grave në Kosovë.

“Një fshat me shtatë mijë banorë… janë vra dyqind e njëzet e gjashtë burra, në mesin e tina edhe bashkëshorti”, rrëfen ajo për fillimin e një periudhe të vështirë në jetën e saj.

Fahirje Hoti në podcastin “Rrugëtimi” në TelegrafiFoto: Ridvan Slivova

Pavarësisht sfidave, vendimi për të mos u dorëzuar u kthye në pikënisje të një rruge të re.

“Do me fillu diçka me punu se përndryshe nuk jetohet kështu”, thotë Hoti, duke përshkruar momentin që ndryshoi gjithçka.

Nga disa produkte të thjeshta, rrugëtimi i saj mori formë konkrete.

“Vendosëm m’i ekspozu disa kavanoza me prodhim turshi…”, kujton ajo fillimet e para.

Episodi i plotë publikohet të hënën e ardhshme në të gjitha platformat e Telegrafit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.