KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë

Samadrexha mposht Istogun, fiton Kupën e Kosovës për herë të parë

Samadrexha është fituese e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Samadrexha në finale mposhti Istogun me rezultat 27:23. Për Samadrexhën është trofeu i parë i Kupës.

Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishin istogaset, por pa ia dalë që të shkëputen më shumë se dy gola.

Në pjesën e dytë lojtaret e Samadrexhës shfaqën më tepër. Kaluan në epërsi, që e mbajtën deri në fund për të festuar trofeun e çmuar.

Jennifer Abreu udhëhoqi Samadrexhën me tetë gola. Shtatë i realizoi Vitoria Oliveira. Tek Istogu, tetë gola i shënoi Joneide Olikaka. Katër i realizoi Alda Bruna.

Në gjysmëfinale, Samadrexha fitoi ndaj Ferizajt, kurse Istogu e eliminoi Shqiponjën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.