Artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është fotografuar së fundmi nga paparazzët e Backgrid, teksa shijonte një drekë të qetë me miqtë në Beverly Glen Deli, në Beverly Hills.
Sipas përshkrimit që shoqëron setin e fotografive, këngëtarja “e mbajti thjeshtë” paraqitjen e saj, duke u shfaqur me stil casual. Në pamjet e publikuara, Bebe shihet e ulur në tavolinë me shoqërinë, e veshur me një duks të kuq, me kapuç të hapur dhe detaje leopard në pjesën e brendshme, ndërsa flokët i kishte të kapura prapa në një bisht të thjeshtë.
Ajo duket natyrale, pa shumë ekzagjerim në pamje, teksa shijon kohën e lirë mes bisedave dhe drekës.
Foto: Backgrid
Në tavolinë shihen edhe disa pije e gota uji, ndërsa në disa nga fotografitë Bebe mban në dorë telefonin dhe duket e angazhuar në bisedë, duke dhënë përshtypjen e një dite të zakonshme larg skenës dhe zhurmës së koncerteve.
Ndërkohë, këto dalje vijnë në një periudhë të rëndësishme për karrierën e saj, pasi Rexha po bëhet gati për publikimin e plotë të albumit të saj të katërt, “Dirty Blonde”, i cili pritet të lançohet më 12 qershor.
Foto: Backgrid
Deri më tani, nga ky projekt janë publikuar katër këngë, ndërsa “New Religion” ka qenë ndër më të komentuarat, duke e pozicionuar këngëtaren lart në top-listat globale të muzikës.
Foto: Backgrid
Me albumin e ri në horizont dhe interesimin e madh të publikut, duket se Bebe Rexha po e shfrytëzon kohën e lirë edhe për momente të thjeshta e të qeta – para se të rikthehet fuqishëm me “Dirty Blonde”. /Telegrafi/
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid