KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Putin pretendon se e ka pushtuar, Zelensky publikon video nga Kupiansku

Putin pretendon se e ka pushtuar, Zelensky publikon video nga Kupiansku

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video që ai thotë se është regjistruar nga qyteti i vijës së frontit, Kupiansk, në Ukrainën lindore.

Por, nuk është e qartë se kur është bërë saktësisht videoja.

“Sot, është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrihen rezultate në vijën e parë të frontit, në mënyrë që Ukraina të mund të arrijë rezultate në diplomaci”, tha Zelensky.

“Faleminderit çdo njësie, të gjithëve që luftojnë këtu, të gjithëve që shkatërrojnë pushtuesit”, shtoi ai.

Ndryshe, Moska pretendoi se Kupiansk kishte qenë nën kontrollin e trupave ruse që nga fillimi i nëntorit.

“Sot, mund të themi se rusët në qytet janë tërësisht të izoluar”, deklaroi komandanti ushtarak ukrainas, Ihor Obolienskyi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.