KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputetja e LDK-së: Rryma në veri më e lirë se në pjesën tjetër të Kosovës

Deputetja e LDK-së: Rryma në veri më e lirë se në pjesën tjetër të Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka deklaruar se në Kosovë ekzistojnë dallime në çmimin e energjisë elektrike mes komunave veriore dhe pjesës tjetër të vendit.

Në një reagim publik, ajo ka thënë se “në Kosovë, nën pushtetin ‘cep m’cep’, nëse je në komunat veriore, rryma, gjegjësisht tarifa është deri në 18.3% më lirë sesa në pjesën ku jetojmë ne, me shumicë kosovare”.

Ymeri ka shtuar se “çdo faturë që e keni në shtëpi do të ishte më e lirë në Mitrovicën e Veriut dhe komunat tjera ku operon ElektroSeveri, brenda territorit të vendit”.

Ajo gjithashtu ka pretenduar se qytetarët në pjesët tjera të Kosovës mbajnë barrë shtesë, duke deklaruar se “ne paguajmë edhe shpenzime operative të KEDS-it për komunat veriore të Kosovës”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.