KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nafta dhe benzina më të shtrenjta se dje – publikohen çmimet për sot

Nafta dhe benzina më të shtrenjta se dje – publikohen çmimet për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës për datën 26–27 prill 2026, të cilat tregojnë një ndryshim të lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet maksimale të lejuara për sot dhe nesër janë si vijon: Nafta (dizel): 1.66 euro/litër, Benzina: 1.44 euro/litër dhe Gazi: 0.86 euro/litër

Në krahasim me datën 25 prill 2026, kur çmimet ishin: Nafta (dizel): 1.65 euro/litër, Benzina: 1.42 euro/litër dhe Gazi: 0.87 euro/litër, vërehet një rritje e lehtë e çmimit të naftës dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit ka shënuar një ulje të lehtë prej 0.01 euro për litër.

Sipas ministrisë, këto çmime vlejnë për dy ditë dhe hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Ky vendim bazohet në rregullimet e fundit të tregut ndërkombëtar të naftës dhe vendimet e MINT-it.

Qytetarët mund të paraqesin ankesa përmes kanaleve zyrtare të ministrisë në rast të shkeljeve të çmimeve të përcaktuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.