Tension dhe panik në Uashington D.C. gjatë mbrëmjes së 25 prillit, pasi të shtëna me armë u raportuan pranë një pike sigurie jashtë sallës ku po mbahej darka vjetore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Donald Trump së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump dhe zëvendëspresidentin Jade Vance, u evakuuan me urgjencë nga vendi i ngjarjes nga agjentët e shërbimit sekret amerikan.
Ndërsa qindra të ftuar të profilit të lartë u përballën me momente frike dhe pasigurie.
Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar, i identifikuar si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, që besohet të ketë vepruar i vetëm.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij sulmi të armatosur. /Telegrafi/
26/04/2026 08:49- Arrestohet i dyshuari, Trump publikon foton e tij pas sulmit në Uashington
I dyshuari që hyri me forcë në një pikë kontrolli sigurie dhe qëlloi një agjent të Shërbimit Sekret në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC ishte i armatosur me disa armë dhe thika.
Donald Trump, zonja e parë Melania dhe zyrtarë të lartë u evakuuan shpejt në vend të sigurt nga eventi vjetor pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në eventin ku ishin të pranishëm rreth 2,500 persona.
Lajmi i plotë KËTU >>>>
26/04/2026 08:48- Sulmi i armatosur në Uashington, i dyshuari ishte i armatosur rëndë
Një incident i armatosur ka ndodhur në Uashington D.C., ku po mbahej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Hotelin Hilton, ku ishin të pranishëm presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Pas të shtënave kanë ndërhyrë menjëherë forcat e rendit për të ndaluar një person të dyshuar të armatosur rëndë.
I dyshuari ishte i armatosur me disa armë, përfshirë një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika, përpara se forcat e rendit ta ndalonin, tha shefi i policisë në Uashington D.C.
Lajmi i plotë KËTU >>>>
26/04/2026 08:46- Të shtëna me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë e Bardhë
Një burrë i armatosur me armë dhe thika hapi zjarr pranë sallës së vallëzimit ku po zhvillohej Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Hotelin Hilton në Uashington, ku ishin të pranishëm presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Videot që qarkullojnë në internet tregojnë agjentë që mbulojnë Trumpin, përpara se ta shoqërojnë atë, Melania Trumpin dhe zëvendëspresidentin JD Vance jashtë dhomës.
I dyshuari për të shtënat u identifikua si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Lajmi i plotë KËTU >>>>