KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Nuk do të udhëtojmë 16 orë për t’u takuar me njerëz për të cilët nuk ka dëgjuar askush

Trump: Nuk do të udhëtojmë 16 orë për t’u takuar me njerëz për të cilët nuk ka dëgjuar askush

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu drejtua shtypit në Florida, pak para se të hipte në Air Force One dhe të nisej për në Uashington.

Ai u përpoq të shpjegonte pse e anuloi udhëtimin e të dërguarve të tij për bisedime me Iranin në Pakistan sot, duke përmendur kursimin e kohës dhe parave si arsyet kryesore, si dhe duke theksuar se si president është “shumë i kujdesshëm në lidhje me shpenzimet”.

“Nuk do të udhëtojmë 15, 16 orë për të pasur një takim me njerëz për të cilët askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë… Janë shumë udhëtime. Jo, nuk duam ta bëjmë këtë… Udhëtimi zgjat shumë, është shumë i kushtueshëm. Unë jam një person shumë i vetëdijshëm për kostot”, deklaroi Trump.

Ndryshe, Trump ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Pakistan për bisedime me Iranin.

“Ne i kemi të gjitha kartat”, deklaroi presidenti amerikan. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.