KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Aleati i Trumpit për Iranin: Mund të kërkohet ndërhyrje ushtarake së shpejti

Aleati i Trumpit për Iranin: Mund të kërkohet ndërhyrje ushtarake së shpejti

Në lidhje me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të anuluar dërgimin e delegacionit për bisedime me Iranin, ka reaguar edhe senatori republikan për Karolinën e Jugut dhe aleati i Trumpit, Lindsey Graham.

“Vendimi i presidentit Trump për të anuluar vizitën e Witkoff-Kushner në Pakistan për të ndjekur negociata të mëtejshme me Iranin në këtë kohë ishte shumë i mençur”, shkroi ai në X.

“Presidenti ka bërë më shumë përpjekje kur bëhet fjalë për të gjetur një zgjidhje diplomatike duke zgjatur armëpushimin, dhe përgjigja nga Irani ka qenë më shumë sulm ndaj transportit detar ndërkombëtar dhe më shumë provokime”, shtoi ai.

“Sipas mendimit tim, përparësia kryesore e Shteteve të Bashkuara dhe e botës është të vendosin kontroll të fortë mbi Ngushticën e Hormuzit, duke siguruar lirinë e lundrimit sipas ligjit ndërkombëtar. Kur bëhet fjalë për arritjen e këtij qëllimi, angazhimi ushtarak i SHBA-së mund të kërkohet në një afat të shkurtër”, vazhdoi Graham.

Sipas senatorit, “ia vlen më shumë rreziku që lidhet me rifitimin e lirisë së lundrimit në ngushticë”.

“Le të vazhdojmë bllokadën, të hapim ngushticën, të rifillojmë operacionet ushtarake nëse është e nevojshme, duke u siguruar që Irani të mos kthehet më kurrë siç ka qenë. Të lumtë, president”, përfundon postimi i tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.