KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga një turne te Trepça ’89 – Sheremet Isufi tregon hapat e parë si 17-vjeçar në një ekip me yje

Nga një turne te Trepça ’89 – Sheremet Isufi tregon hapat e parë si 17-vjeçar në një ekip me yje

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-sulmuesi i njohur kosovar, Sheremet Isufi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Në fillim të podcastit, Isufi tregon se si një turne u bë shkaktar që ai si një 17-vjeçar të realizonte kalimin e tij te Trepça’89, një ekip atë kohë i cili ishte i mbushur me yje.

“Është interesant sepse ka qenë një turnir në Mitrovicë, në palestrën “Minatori” edhe ekipe bëheshin çdo vit, organizoheshin dhe kishte shumë prej tyre”.

“Unë gati si 17-vjeçar edhe ai turniri kaloi me sukses. Prej 60 ekipeve ne kaluam në gjashtë më të mirat”.

“Ka qenë kryetar Asllan Vitaku i “Minatori 89’” kemi biseduar, unë si i ri atëherë nuk dija as çfarë të flas”.

“Përmes disa shokëve e kuptova se ai kërkoi që të vijë në Minator, kështu-kështu jemi të interesuar, unë ua lash atyre, si do që vendosni ju”, ka rrëfyer Isufi mes tjerash.

Episodin e plotë me Sheremet Isufin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.