KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku përsëri me mesazh për Kurtin: Përcaktohuni, ju ndihmojmë edhe nëse doni marrëveshje me PDK-në

Abdixhiku përsëri me mesazh për Kurtin: Përcaktohuni, ju ndihmojmë edhe nëse doni marrëveshje me PDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar që të sqarohet nëse synohet një marrëveshje politike me LDK-në apo sigurimi i 90 votave bashkë me PDK-në.

“Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se nëse Kurti kërkon marrëveshje politike me LDK-në, atëherë duhet të ketë komunikim direkt me këtë parti, duke theksuar se LDK-ja merr përgjegjësinë për propozimin e presidentit.

“Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.