KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kur filtrat e rrjeteve sociale pengojnë një kërkim real

Kur filtrat e rrjeteve sociale pengojnë një kërkim real

Kërkimi për një grua të zhdukur pengohet nga fotot e saj tepër të edituara në rrjete sociale.

Një kërkim për një grua të zhdukur është vështirësuar sepse fotot e saj në rrjete sociale ishin tepër të edituara, duke bërë që ajo të mos njihej lehtësisht nga publiku dhe autoritetet.

Grecia Guadalupe Orantes Mendoza, 30 vjeçe, u raportua e zhdukur më 12 prill në Ocozocoautla de Espinosa, në shtetin Chiapas të Meksikës. Familja e saj njoftoi autoritetet, të cilat aktivizuan një mekanizëm të posaçëm kërkimi për gra të zhdukura dhe nisën hetimet.

Si pjesë e kërkimit, policia dhe autoritetet shpërndanë postera dhe njoftime me fotot e saj nga rrjetet sociale. Megjithatë, këto imazhe ishin të modifikuara me filtra dhe redaktime, duke e ndryshuar dukshëm pamjen e saj reale.

Ky detaj u bë shpejt problematik, pasi shumë njerëz vunë re se fotografitë nuk përputheshin me pamjen e saj reale, gjë që e vështirësoi identifikimin dhe ndihmën nga publiku në kërkim.

Më vonë, ajo u gjet e gjallë disa ditë më vonë në një autostradë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rrethanat e zhdukjes dhe gjetjes së saj.

Rasti ka hapur debat mbi përdorimin e fotove nga rrjetet sociale në rastet e personave të zhdukur, sidomos kur ato janë të edituara ose të ndryshuara me filtra, duke e bërë më të vështirë identifikimin në situata emergjente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.