KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haradinaj thotë se oferta e LVV-së për president është e vonuar

Haradinaj thotë se oferta e LVV-së për president është e vonuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje për dy partitë PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra për president.

Haradinaj tha se Kurti këtë kërkesë është dashur ta bëjë më herët, andaj edhe siç theksoi ai, kjo është vetëm strategji e shefit të qeverisë.

“Është e kuptueshme që strategjia e Kurtit do të vazhdojë me këto veprime. Një kryetar qeverie që do ta kishte në interes ta zgjedh presidentin, këtë që e tha sot do të duhej ta thoshte më parë. Askush nuk e di se këto që i thotë a i zbaton. Ky tani është një lloj ultimatumi i tij, pjesë e strategjisë së tij për ta dërguar vendin në zgjedhje. Nuk është në rregull si po sillet kështu. Ne si Aleancë nuk kemi pasur vullnet të bëhemi pjesë e kësaj loje”, ka deklaruar Haradinaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.