Policia e Kosovës ka njoftuar një person është rrahur e më pas është therur në Lipjan.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 14:30.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga tre persona meshkuj kosovarë të mitur, njëri nga të dyshuarit e ka therë me thikë duke i shkaktuar lëndime trupor”, thuhet në raport.
Viktima ka marrë tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/