KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lushaku reagon pas video-adresimit të Kurtit: A e patë kush po i do zgjedhjet?

Lushaku reagon pas video-adresimit të Kurtit: A e patë kush po i do zgjedhjet?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti “po na çon në zgjedhje”.

“A e patë kush po i don zgjedhjet? Ai që e nisi fushatën me video, me akuza e me shantazh”, ka shkruar Lushaku.

Deputetja vlerësoi se Kurti ka dështuar në qeverisje dhe se pushtetin që ia kanë dhënë qytetarët, po ua kthen në krizë.

“Pse, Albin?! Sepse qeverisja t’ka dështu. Sepse s’po din e s’po don me e zgjidh as çështjen e presidentit. Sepse për ty kompromisi është dobësi, jo demokraci.Krejt pushtetin ta kanë dhanë qytetarët, e sot po ua kthen me krizë”.

Sipas Lushakut, edhe çështja e presidentit po mbetet e pazgjidhur për shkak të mungesës së vullnetit për kompromis.

“Për president duhet kompromis, jo imponim. Në demokraci nuk vendos një njeri, por marrëveshja”, ka theksuar ajo.

Lushaku shkruan se Kurti po synon zgjedhje për të shmangur përgjegjësinë dhe për të mbuluar dështimet me fushatë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.