KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Greiçevci: E informova presidentin Thaçi për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij, është shumë mirënjohës

Greiçevci: E informova presidentin Thaçi për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij, është shumë mirënjohës

Anëtari i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në gjykimin në Hagë, Lirim Greiçevci, njoftoi se se sot ka pasur rastin ta informojë për urimet e shumta të qytetarëve për ditëlinndjen e tij.

“Një nga përparësitë që e kam si anëtar i ekipit mbrojtës të Presidentit Hashim Thaçi është që kam mundësi të komunikoj drejtpërsëdrejti me të.

Sot e kisha privilegjin që t’ia uroj ditëlindjen personalisht. Më me rëndësi, e informova për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij që kam parë në rrjete sociale, ku qytetarët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e tij e fundit në ambientet e paraburgimit në Hagë.

Presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t’i falenderojë personalisht, për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda.

Këtë postim po e shoqëroj me një foto nga pritja me nderime ushtarake që iu bë Presidentit Thaçi në akademinë prestigjioze ushtarake britanike “Sandhurst”, në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017”, shkroi Greiçevci.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.