Reperi dhe këngëtari amerikan Jelly Roll, me emrin e vërtetë Jason Bradley DeFord, ka mahnitur fansat pasi në tre vitet e fundit ka humbur plot 125 kilogramë. Megjithatë, në një video të publikuar së fundmi, ai pranoi se pas festave e kishte pasur frikë të hipte në peshore.
Artisti dikur peshonte rreth 245 kilogramë, ndërsa transformimin e tij e ka arritur falë ndryshimeve të mëdha në ushqyerje dhe në stil jetese. Pavarësisht këtij suksesi të madh, ai rrëfeu se gjatë një periudhe të shkurtër “gjërat i dolën nga kontrolli”.
Në videon në YouTube me titull “Finally Stepping On The Scale” (“Më në fund po hip në peshore”), 41-vjeçari shpjegoi se gjatë festave nuk ka arritur t’i përmbahet rutinës së tij.
“Disi dola nga rruga dhe theva kockën e klavikulës disa ditë para Krishtlindjeve. M’u desh të ndaloja për një kohë më të gjatë me vrapin, ecjen dhe stërvitjen”, u shpreh ai.
Ai shtoi gjithashtu se “u hutua pak” në këtë periudhë, duke theksuar se nga objektivi i tij e ndajnë edhe 18 deri në 27 kilogramë. Edhe pse me hezitim, Jelly Roll u ngjit në peshore para kamerës dhe ajo tregoi 125 kilogramë — një rritje prej rreth pesë kilogramësh, sipas Unilad.
– YouTube youtu.be
Në të njëjtën video, këngëtari foli edhe për planet e tij të ardhshme, ku përfshihet edhe synimi për të marrë pjesë në Maratonën e Nju Jorkut në muajin nëntor. Pavarësisht dëmtimit, ai thotë se stërvitjet po ecin mirë, pasi këtë javë ka arritur të vrapojë 16 milje (rreth 26 kilometra).
Jelly Roll shpreson që përmes kësaj përgatitjeje të humbasë edhe 18 deri në 22 kilogramët e mbetur dhe më pas të kryejë një operacion për heqjen e lëkurës së tepërt. Pas paraqitjes në ballinën e revistës Men’s Health, ai thotë se tani synon të jetë në kopertina të revistave si GQ, Rolling Stone apo Vanity Fair — dhe madje “pa bluzë”.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij Bunnie Xo ka treguar se humbja e peshës ka ndikuar edhe në marrëdhënien e tyre. Në kujtimet e saj me titull “Stripped Down: Unfiltered and Unapologetic”, ajo shkruan se ata gjithmonë kanë pasur një jetë intime, por “me ulje-ngritje”, sidomos kur ai ishte shumë i rëndë.
Ajo shtoi gjithashtu se ndryshimi është vërejtur edhe fizikisht, duke thënë në emisionin “The Howard Stern Show”: “E vërteta është se kur një burrë dobësohet, ‘rritet’ shumë”. /Telegrafi/