KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDSH nesër mbledh Kuvendin, nisin përgatitjet për Kongresin e nëntë të partisë

PDSH nesër mbledh Kuvendin, nisin përgatitjet për Kongresin e nëntë të partisë

Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar se të shtunën, më 25 prill, do të mbajë mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin e partisë dhe përgatitjet për Kongresin e IX.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të mbahet në ambientet e Hotel “NB” në Tetovë, me fillim nga ora 11:30.

Në rend të ditës, siç bëhet e ditur, do të jenë dy pika kryesore: përcaktimi i datës për mbajtjen e Kongresit të IX të PDSH-së dhe formimi i këshillit organizativ që do të merret me mbarëvajtjen dhe aspektet teknike të kongresit.

Nga partia këtë proces e cilësojnë si një hap të rëndësishëm të brendshëm, që hap rrugën për riorganizime dhe vendime strategjike për të ardhmen e subjektit politik.

Mbledhja e nesërme pritet të shënojë nisjen formale të përgatitjeve për kongresin e radhës, në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet e brendshme në PDSH.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.