KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Oficeri i FSK-së shkëlqen në trajnim elitar në Mbretërinë e Bashkuar

Oficeri i FSK-së shkëlqen në trajnim elitar në Mbretërinë e Bashkuar

Nëntoger Endi Sherifi nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, i njohur si PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon, Uells.

Gjatë kursit intensiv, Sherifi ka dëshmuar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të avancuara udhëheqëse, duke u veçuar në mesin e pjesëmarrësve ndërkombëtarë.

Në vlerësim të performancës së tij, ai është nderuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë, çmim i cili iu dorëzua nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjeneralmajor Carl Boswell.

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka cilësuar këtë arritje si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë vendin me dinjitet në arenën ndërkombëtare dhe të ngritin standardet e forcës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.