KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Bisedimet SHBA – Iran pritet të rifillojnë në Pakistan

Bisedimet SHBA – Iran pritet të rifillojnë në Pakistan

Bisedimet e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të rifillojnë në Pakistan, pas ndërmjetësimit të autoriteteve pakistaneze, raportojnë burime diplomatike për Sky News.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të udhëtojë sonte drejt Islamabadit me një delegacion të vogël.

Sipas një burimi të qeverisë pakistaneze, në kryeqytetin pakistanez tashmë ndodhet një ekip logjistik dhe sigurie nga SHBA-ja.

Burimi thekson se një raund i dytë i bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të zhvillohet si rezultat i diskutimeve të zhvilluara me ekipin ndërmjetësues pakistanez.

Më herët gjatë ditës, Araghchi ka zhvilluar biseda me homologun e tij pakistanez, si dhe me kreun e ushtrisë së Pakistanit.

Këto zhvillime vijnë pasi përpjekjet për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit dështuan në fillim të kësaj jave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.