KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Hailey Bieber dhe Dakota Johnson shkëlqejnë në TIME100 Gala 2026 në New York

Hailey Bieber dhe Dakota Johnson shkëlqejnë në TIME100 Gala 2026 në New York

Hailey Bieber dhe Dakota Johnson ishin ndër yjet kryesorë në TIME100 Gala, e mbajtur në New York, ku nderohen 100 personat më me ndikim në botë për vitin 2026.

Hailey Bieber tërhoqi vëmendjen me një fustan argjendi me dantella, të ngushtë pas trupit dhe me rripa të hollë, duke kompletuar pamjen me flokë biondë të lëshuar dhe grim natyral.

Ajo mori pjesë e vetme në tapetin e kuq, ndërsa bashkëshorti i saj Justin Bieber mungonte në event, shkruan DailyMail.

Dakota Johnson, e përfshirë në listën e këtij viti, u shfaq me një fustan gri elegant me prerje të thellë dhe detaje me qëndisje.

Ajo u pa në momente të afërta me Hailey Bieber dhe këngëtaren JENNIE, duke pozuar dhe duke ndarë të qeshura në tapetin e kuq.

Në event morën pjesë edhe figura të tjera të njohura si Nikki Glaser dhe JENNIE, të cilat gjithashtu janë pjesë e listës TIME100 2026, duke e kthyer galanë në një nga mbrëmjet më të komentuara të vitit në botën e showbiz-it. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.