KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shembja e dheut në Kisella Vodë, Panov: Një punëtor ka humbur jetën

Shembja e dheut në Kisella Vodë, Panov: Një punëtor ka humbur jetën

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë pasi janë zënë nga dheu në një kantier ndërtimi në komunën e Kisella Vodës në Shkup, njoftoi për AIM-n doktor Dragan Panov, shef i turnit në Ndihmën e Shpejtë – Shkup.

Sipas tij, sipas informacioneve të para, të lënduarit janë rreth moshës 35 deri në 45 vjeç, ndërsa viktima është rreth 34 vjeç. Ai shtoi se ekipet kanë ndërhyrë me katër autoambulanca, përcjell “TV21”.

Më herët edhe nga policia njoftuan se rasti ishte paraqitur në orën 08:17, ndërsa në nxjerrjen e tyre është përfshirë edhe Qendra për Menaxhimin me Kriza.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.