Harry Styles dhe Zoe Kravitz thuhet se janë fejuar pas vetëm tetë muajsh lidhje, duke e çuar romancën e tyre në një tjetër nivel.
Sipas burimeve për Page Six, këngëtari 32-vjeçar është plotësisht i dashuruar me aktoren 37-vjeçare, ndërsa miqtë e tyre nuk janë befasuar nga ky hap i madh.
Thashethemet për fejesë nisën pasi Zoe u fotografua së fundmi me një unazë të madhe diamanti në gisht, gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar, ku dyshja u panë duke kaluar kohë romantike në Londër, shkruan DailyMail.
Ata janë parë disa herë së bashku muajt e fundit, duke përfshirë takime në Londër, Romë dhe Bruklin, ndërsa lidhja e tyre është bërë gjithnjë e më serioze që nga momenti kur u shfaqën për herë të parë dorë për dore gushtin e kaluar.
Kjo do të ishte fejesa e parë për Harry Styles, ndërsa Zoe Kravitz ka qenë më parë e martuar me aktorin Karl Glusman, me të cilin u divorcua në vitin 2021.
Ajo ka qenë gjithashtu e fejuar me aktorin Channing Tatum, por marrëdhënia e tyre përfundoi në tetor 2024.
Në intervista të fundit, Styles ka folur hapur për dëshirën për të krijuar familje dhe për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme me personin e duhur, duke lënë të kuptohet se është gati për një kapitull të ri në jetën e tij personale. /Telegrafi/