KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pse ekziston një vrimë në kanalin e ‘pistoletës’ së mbushjes të karburantit?

Pse ekziston një vrimë në kanalin e ‘pistoletës’ së mbushjes të karburantit?

A e di pse në vrimën e sipërme të “pistoletës” për mbushjen e karburantit gjendet një vrimë e vogël me kanal?

Vrima e vogël me kanal në majë të pistoletës së karburantit shërben si pjesë e një sistemi mekanik që ndalon automatikisht mbushjen kur rezervuari mbushet. Gjatë furnizimit me karburant, krijohet një lloj vakumi dhe rrjedhje ajri që e mban procesin aktiv.

Kur niveli i karburantit në rezervuar ngrihet dhe mbulon hapjen e vogël të pistoletës, bllokohet qarkullimi i ajrit.

Kjo ndryshon presionin brenda sistemit dhe aktivizon mekanizmin që e ndal rrjedhën e karburantit — duke u dëgjuar edhe tingulli “klik”.

Ky sistem është shpikur dekada më parë dhe përdoret ende sot pothuajse pa ndryshime, pasi është shumë i thjeshtë dhe efikas.

Megjithatë, nuk rekomandohet të vazhdohet mbushja pas klikimit të parë, sepse rezervuari nuk duhet të mbushet deri në grykë për arsye sigurie dhe funksionimi të sistemit të avullimit të karburantit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.