KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani aktivizon mbrojtjen ajrore – çfarë po ndodh?

Irani aktivizon mbrojtjen ajrore – çfarë po ndodh?

Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar sot në disa pjesë të kryeqytetit iranian, ka raportuar media shtetërore Nour News, pa dhënë detaje për shkakun e incidentit.

Sipas raportimeve fillestare, ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ngjarja vjen në një kohë kur bombardimet janë pezulluar pas armëpushimit SHBA–Iran, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump e ka zgjatur pa afat të caktuar, shkruan skynews.

Një dëshmitar okular për Iran International, media e afërt me opozitën iraniane, ka deklaruar se ka parë disa dronë duke fluturuar në lartësi të ulët mbi zonat jugore të Teheranit. Ai gjithashtu ka raportuar se është dëgjuar zjarr i mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë, televizioni izraelit Channel 12, duke cituar një zyrtar ushtarak, ka raportuar se Izraeli aktualisht nuk po kryen sulme ndaj Iranit.

Autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi incidentin, ndërsa situata mbetet e paqartë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.