Beauty Fair Kosova 2026 do të hapet zyrtarisht këtë të premte në ora 13:00, duke sjellë për herë të parë në Kosovë një ngjarje unike që bashkon industrinë e bukurisë, estetikës, wellness-it dhe inovacionit modern.
Ky edicion i parë pritet të mbledhë qindra profesionistë të fushës, klinika estetike, kompani vendore dhe ndërkombëtare, brende të njohura, si dhe mijëra vizitorë që duan të njihen me trendet më të reja të bukurisë dhe kujdesit personal.
Kongresi i Mjekësisë Estetike – risi e veçantë e panairit
Përveç pjesës ekspozuese, një nga pikat më të rëndësishme të këtij edicioni është organizimi i Kongresit të Mjekësisë Estetike, i cili mbahet në kuadër të panairit dhe sjell në një vend ekspertët më të njohur vendorë të kirurgjisë plastike, estetikës dentare dhe trajtimeve moderne.
Kongresi udhëhiqet nga Krenar Dobroshi, President i Kongresit, i cili do të drejtojë sesionet profesionale dhe diskutimet shkencore.
Programi i Kongresit
14:00 – 14:10
Trajtimi i 105 rasteve të shenjave/cikatriceve: Çfarë kemi mësuar?
Prof. Lec. Krenar Dobroshi
14:10 – 14:20
Estetika e gjoksit
Dr. Violeta Zatriqi
14:20 – 14:30
Blefaroplastika e kapakëve të sipërm të syrit
Dr. Vildane Ismajli Osmani
14:30 – 14:40
Rinoplastika: Arti i harmonisë së fytyrës
Dr. Fidaim Shabani
14:40 – 14:50
Balancimi midis funksionit dhe estetikës në kirurgjinë e veshit: nga patologjia në rekonstruksion
Dr. Refki Krasniqi
14:50 – 15:00
Veneers dhe ndikimi i tyre në estetikën dentare
Dr. spec. Rreze Mustafa
15:00 – 15:30
Diskutime me panelin dhe pyetje nga pjesëmarrësit.
Tri ditë plot bukuri, trende dhe eksperienca unike
Gjatë tri ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi të shohin produkte inovative, demonstrime live, trajtime prezantuese, këshilla profesionale, oferta speciale dhe shumë surpriza nga ekspozuesit pjesëmarrës.
Beauty Fair Kosova 2026 synon të krijojë një traditë të re në Kosovë dhe të vendosë vendin në hartën rajonale të industrisë së bukurisë dhe estetikës.
Bukuria, profesionalizmi dhe inovacioni takohen këtë fundjavë në eventin më të ri dhe më glamuroz të vitit.