KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Miratohet Ligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Miratohet Ligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Ligji për sigurimin u miratua me 80 vota për dhe asnjë kundër.

Lidhur me miratimin e Ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 80 vota për dhe asnjë kundër, u votua në lexim të dytë një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë Pas shumë sfidave, tashmë e kemi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”, shkruan Vitia.

Ai tha se ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.

“Falënderoj deputetët për mbështetjen dhe kontributin në avancimin e këtij procesi të rëndësishëm për shëndetësinë publike”, shkruan ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.