KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Kultura është në duar të sigurta, ansamblet po ruhen dhe forcohen

VLEN: Kultura është në duar të sigurta, ansamblet po ruhen dhe forcohen

VLEN sot nëpërmes një kumtese siguron se institucionet shqiptare kulturore nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi.

“Derisa të tjerët përhapin panik, mjegull dhe dezinformata, VLEN po punon me fakte, vendime dhe me hapa konkretë për kulturën shqiptare. Për ne, arsimi dhe kultura janë shtyllat e vizionit tonë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në këtë drejtim, institucionet kulturore shqiptare jo vetëm që nuk janë në rrezik, por po hyjnë në një fazë konkrete forcimi dhe funksionalizimi.

Angazhimi I Qeverisë VLEN dhe i zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani, ka sjellë lajme të mira për Ansamblin Muzikor të Tetovës.

Ky institucion jo vetëm që nuk rrezikohet, por përkundrazi, po forcohet. Aktualisht po punohet intensivisht në kompletimin e dokumentacionit për funksionalizimin e plotë të këtij institucioni, përfshirë edhe punësimin e rreth 20 artistëve në fazën e parë.
Ky është një hap I rëndësishëm drejt jetësimit të plotë të këtij institucioni dhe një dëshmi e qartë e përkushtimit për zhvillimin e kulturës shqiptare.Në të njëjtën kohë, për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup tashmë janë siguruar pëlqimet për 5 punësime të reja. Këto zhvillime tregojnë qartë qasjen institucionale të VLEN-it, ku kultura trajtohet si vlerë strategjike.

VLEN mbetet e vendosur që të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve kulturore shqiptare, përmes mbështetjes konkrete për artistët, krijuesit dhe trashëgiminë tonë kulturore”, thonë VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.