KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Tesla rrit të ardhurat, por përballet me konkurrencë të fortë globale

Tesla rrit të ardhurat, por përballet me konkurrencë të fortë globale

Prodhuesi i automjeteve elektrike, i drejtuar nga miliarderi Elon Musk, tha se fitoi 407.7 milionë euro për tre muaj, 17% më shumë se një vit më parë.

Megjithatë, si fitimi ashtu edhe të ardhurat mbeten shumë poshtë kulmit të tyre, kur veturat Tesla po fitonin me shpejtësi pjesë të tregut.

Ky trend tani është përmbysur, ndërsa rivalët evropianë dhe kinezë po marrin klientë.

Vitin e kaluar, kompania humbi kurorën e saj si prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë ndaj BYD të Kinës.

Musk ka minimizuar vazhdimisht vështirësitë e kompanisë në shitjet e veturave, duke theksuar se e ardhmja e Tesla-s qëndron më pak në shitjen e automjeteve dhe më shumë në ofrimin e shërbimeve të taksive autonome.

Këto shërbime aktualisht operojnë në San Francisko dhe në tre qytete në Teksas, përfshirë Austin, ku ka selinë qendrore të Tesla-s.

Musk ka theksuar gjithashtu zhvillimin e robotëve nga Tesla për shtëpitë dhe bizneset. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.